Ruairi O'Connell - Foto: KALLXO.com

O’Connell thëret për angazhim në fazën e re të dialogut Kosovë-Serbi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell e sheh si pozitive përpjekjen për një fazë të re të bisedimeve Kosovë-Serbi.,

Ai përmes një statusi në Facebook ka përgëzuar  përfaqësuesen e  lartë të BE-së Frederica Mogherinin për angazhimin në fazën e re të dialogut

“Gati 20 vjet pas konfliktit, Kosova dhe Serbia mbahen nga mungesa e një marrëdhënieje normale me njëri-tjetrin. Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e HR / VP Mogherini për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre dhe në krijimin e një marrëdhënieje të re dhe më të mirë”, shkroi O’Connell.

Ai po ashtu bëri thirrje për krijimin e strukturave që do të angazhoheshin në këtë proces.

”Është pozitive që këto përpjekje po hyjnë në një fazë të re. Kosova duhet të krijojë struktura për t’u angazhuar në këtë proces, në mënyrë që çdo rezultat të mund të zbatohet dhe të gëzojë besimin e qytetarëve të Kosovës. Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të bëjnë çka munden që Kosova të angazhohet seriozisht në fazën e re të dialogut”, përfundoi O’Connell