Ndihma e Shpejtë në Pallatin e Drejtësisë. Foto: Kallxo.com

Alivanoset dëshmitarja, intervenon Ndihma e Shpejtë në Pallatin e Drejtësisë (FOTO)

Një dëshmitare në një proces gjyqësor është alivanosur sot në Pallatin e Drejtësisë.

Dëshmitarë të rastit thonë se ajo nuk është ndier mirë gjatë dhënies së dëshmisë.

Për trajtimin mjekësor të saj është dashur intervenimi i ndihmës së shpejtë.

Ambulanca e ndihmës së shpejtë ka mbërritur menjëherë dhe është duke e trajtuar dëshmitaren.

Ndihma e Shpejtë në Pallatin e Drejtësisë. Foto: Kallxo.com
Ndihma e Shpejtë në Pallatin e Drejtësisë. Foto: Kallxo.com