Foto: KALLXO.com

Aliu: Shqiptarët Kanë Bashkëpunuar në Periudhat më të Vështira në Histori

Ali Aliu, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve e Kosovës në një Forum të hapur me kryeparlamentarët Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës ka thënë se Maqedonia ka pasur të njëjtin fat në periudha të ndryshme në histori por se ata kanë bashkëpunuar.

Ai ka shpjeguar se me aq sa e njeh historinë dy, tre vitet e para të çlirimit nuk ka pasur probleme, në vitet 40 fillim viteve 50 gjuha maqedonase është barazuar kurse gjuha shqipe e ishte e rendit të dytë e të tretë.

“Një mosbesim ndaj gjuhës shqipe që ndodhi pas periudhës në të cilën fola është e pakuptimtë. Deklarimet e tilla janë mëkat sidomos për të rinjtë maqedonas që i besojnë ato. Kjo më duket një sjellje mesjetare për të mos thënë primitive. Janë për tu përgëzuar politikat në Maqedoni”, ka theksuar Aliu.

Ai shtoi se politika e Zaevit po hapë një rrugë kundrejt këtyre konfrontimeve.

“Është për tu mos kuptuar një frikë ndaj gjuhës shqipe, pse mos të jetë gjuha shqipe e barabartë me të tjerat. Gjuha shqipe do t’i bënte mirë Maqedonisë dhe maqedonasve. Pse nuk rrezikojnë njëra tjetrën gjuhët në Zvicër, atje janë katër gjuhë zyrtare”, ka shtuar Aliu.