Aktakuzë lidhur me shembjen e tavanit të shkollës në Gjilan

Dy persona me inicialet A.LL dhe M.I po akuzohen nga Prokuroria e Gjilanit për ‘shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’, në rastin e shembjes së një tavani në një shkollë të Gjilanit.

KALLXO.com kishte raportuar për rënien e tavanit në shkollën ‘Vehbi Ibrahimi’, në fshatin Uglarë të Gjilanit.

Sipas aktakuzës, gjatë muajit shtator 2018, në një shkollë fillore në komunën e Gjilanit, të pandehurit nga pakujdesia dhe si pasojë e mos kryerjes së punëve, duke mos i vendosur në kuadër të standarteve pllakat e stiropolit, të njëjtat janë zvarrë nga pllaka e plafonit të klasës, me ç’rast kanë rrezikuar jetën e nxënësve, të cilët sapo e kanë vërejtur rrezikun kanë dalë nga klasa.

Në këtë mënyrë, të pandehurit kanë kryer veprën penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, nga neni 365 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, të pandehurit si persona përgjegjës me rastin e projektimit, mbikëqyrjes apo kryerjes së ndërtimit të punëve ndërtimore, nga pakujdesia kanë vepruar në kundërshtim me standartet profesionale përgjithësisht të pranuara, duke vendosur pllakat e stiropolit në shkollë, të cilat janë zvarrë pas kryerjes së punëve dhe kanë rrezikuar jetën e njerëzve.

Në këtë mënyrë, të pandehurit kanë kryer edhe veprën penale ‘’Punimet ndërtimore të kundërligjshme’’.

 

https://kallxo.com/shembet-tavani-i-shkolles-ne-gjilan-nxenesit-largohen-pa-u-lenduar/

.