Aksidentohet një motoçikletë te “Ura e Gjakut” në Mitrovicë

Një motoçikletë është aksidentuar para rreth një ore në Mitrovicë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com ku shihet motoçikleta e aksidentuar.

Aksidenti thuhet të ketë ndodhur në afërsi të “Urës së Gjakut” në Mitrovicë.

Policia ende nuk ka dhënë detaje nëse ka mbetur ka të lënduar nga ky aksident.

KALLXO.com ka raportuar dje për një aksident trafiku me fatalitet në rrugën Komoran- Drenas,  ku ishte përfshirë një motoçikletë.

Si pasojë e këtij aksidenti një 17 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes.

https://kallxo.com/detaje-nga-aksidenti-me-fatalitet-afer-komoranit/