Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Aksident në Prizren, tri pasagjere të lënduara

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në rr. “Tirana”, në Prizren, dje rreth orës 17:20.

Sipas raportit të Policisë, vetura me targa të huaja deri sa po dilte nga parkingu nga moskujdesi ka goditur një veturë me targa vendore edhe ka lënduar tri pasagjere.

“Raportohet se i dyshuari deri sa ishte duke drejtuar veturën me targa gjermane nga pakujdesia duke dalë nga parkingu godet veturën me targa vendore të cilën e drejtonte viktima. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tri pasagjeret të cilat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia njofton se gjatë 24 orëshit të fundit, në territorin e Kosovës kanë ndodhur një aksident me fatalitet, 19 aksidente me të lënduar dhe 22 aksidente pa të lënduar.