Foto: RTV21

Aksident në Prizren

Pasditen e sotme në hyrje të Prizrenit dy automjete janë përfshirë në një aksident, ndërsa janë lënduar personat që udhëtonin me to.

Në një video të siguruar nga rtv21.tv shihet se në vendin e ngjarjes është ekipi mjekësor që po jep ndihmën e parë për të lënduarit që janë shtrirë në pjesën e gjelbëruar, pak metra larg vendit ku ka ndodhur aksidenti./21Media