Aksident trafiku - Foto: Rtv21
Aksident mes dy automjetesh në Prizren
22.4.2018 - 11:28
Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur në Prizren më 20 prill rreth orës 9:50.
Sipas raportit të përditshëm të Policisë, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor ndërsa i lënduari tjetër, i dyshuari, me vendim të prokurorit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti nga Policia po trajtohet si aksident trafiku me lëndime.