Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" - Foto: KALLXO.com

Aeroporti 'Adem Jashari' Pa Probleme në Fluturime

Reshjet e borës nuk kanë shkaktuar anulime të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Valentina Gara, zyrtare për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Ademi Jashari” ka thënë për KALLXO.com se nuk ka pasur vështirësi për fluturime dhe aderime në aeroport.

“Dy fluturime në mëngjes janë anuluar nga Cyrihu, jo për shkak të mos mundësisë së aderimit te ne por për shkak të kushteve meteorologjike atje”, ka theksuar Gara.

Po ashtu Gara ka thënë për KALLXO.com se ‘Wizz Air’ ka pasur vonesë por që nuk ka vështirësi për aderim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.