Ilustrim

Aeroporti i Prishtinës paralajmëron që mund të ketë vonesa dhe probleme me bagazh të atyre që udhëtojnë nga Gjermania

Qytetarët që do të udhëtojnë me kompaninë Lufthansa nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ janë paralajmëruar se do të mund të kenë vonesa në udhëtime, anulime si dhe humbje të bagazheve, për shkak të grevës që nesër dhe pasnesër pritet ta mbajë kompania.

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara ka njoftuar se kjo kompani ka të parapara disa linja nga Kosova.

“Lufthansa ka të parapara disa fluturime për në ANP ‘Adem Jashari’ LKIA: nga/për në Mynih, Duseldorf, Shtutgart, Frankfurt, dhe udhëtarët tanë që udhëtojnë me këtë linjë ajrore në datat e lartpërmendura mund të kenë anulime, vonesa të mëdha, apo edhe bagazh të humbur/vonuar”, ka shkruar ajo në facebook.

Ajo ka njoftuar se Deutsche Lufthansa, ka publikuar njoftimin ku tregon  se stafi tokësor i kësaj kompanie ka paralajmëruar grevë nga data 27 korrik 03:45 deri më 28 korrik, ora 06:00 .

Ajo ka sugjeruar qytetarët që udhëtojnë me Lufthansa, të jenë në kontakt me përfaqësuesit e kompanisë ajrore nëse ndodh ndonjë anulim/vonesë e fluturimit të tyre.

Kompanitë ndërkombëtare të udhëtimeve janë duke pasur probleme me greva të punëtorëve, duke shkaktuar kështu vonesa të shumta të fluturimeve si dhe humbje të valigjeve të pasagjerëve.

Kompanitë ajrore i kanë rritur tarifat për t’i kompensuar kostot më të larta të karburantit, me pilotët dhe ekuipazhet e kabinës që kërkojnë paga më të larta për shkak të inflacionit.

Kompania ajrore skandinave SAS (SAS.ST) anuloi qindra fluturime javën e kaluar pas dështimit lidhur me bisedimet me pilotët për ta arritur një marrëveshje të re kolektive.

Udhëtarët nga Ballkani vuajnë nga kaosi në aeroportet e Evropës

Wizz Air paralajmëron reduktim të fluturimeve për shkak të kaosit në aeroporte