Adem Mikullovci: Po Bëjmë Muhabete të Kota

Deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, tha se dyshon që Kuvendi mund ta adresojë gjendjen e krijuar në Prishtinë me nivelin e lartë të rrezikshmërisë në shëndetin e njerëzve për shkak të ajrit të ndotur.

Në momentin kur Mikullovci po fliste, në seancë ishin të pranishëm vetëm 46 deputetë dhe 4 ministra.

“Mendoj që nuk kemi kuorum ta mbajmë mbledhje. Unë po çuditem, na po bajmë muahabet mes veti po s’ka kuorum”, tha Adem Mikullovci.

Por ai dyshon se Kuvendi mund të gjejë ndonjë zgjidhje të shpejtë për situatën e krijuar me ajrin e ndotur.

Madje Mikullovci përdori proverba të huaja për ta shpjeguar situatën.

“Krejt këto diskutime dje e sot janë të mirëseardhuna, por thuase janë krejt të kota se nuk mund të bëjë kurgjo hëpërhë. Ekziston ni fjali turqisht që thuhet: “arbainen soni, hamsinen oni”, që i bjen fundi i arbainit edhe 10 ditë e hamsinit gjithmonë ajri është ma i randi, e dimri më i forti”, tha ai.

“Kështu ka qenë edhe përpara, kështu edhe tash në përmasa pak më të mëdhaja. Por, që mund të ndërrojmë diçka tash është e kotë”.

“Kuvendi duhet të bëjë plane afatgjate në të ardhmen çka me ba, pyllëzimi, gjelbrimi i qytetit, se sa për këto jo Obiliqi, jo makinat, këto janë muhabete kota, këto janë “m’ka qu nana me la gojën” ose “hajt t’flas diçka”, tha Adem Mikullovci.