Teatri i Vushtrrisë emërohet “Adem Mikullovci”

Teatri i Vushtrrisë  është emëruar me emrin e aktorit të mirënjohur dhe ish-deputetit nga radhët e Vetëvendosjes Adem Mikullovci.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha e Kulturës e kësaj komune Fatmire Cecelia.

Për emërimin e këti teatri pati shumë “përplasje” mes partive politike në Vushtrri.

Pas vdekjes së aktorit Adem Mikullovcit, LVV-Qendra në Vushtrri, kishte propozuar që të i ndryshohet emri teatrit nga “Teatri i Qytetit” në “Adem Mikullovci”.

Por, sipas Partisë Demokratike të Kosovës vendosja e emrit të Adem Mikullovcit ka nuanca dhe qëllime politike nga partia e cila e ka propozuar.

Gresa Muli nga LVV kishte thënë për  KALLXO.com, se në seancën e kuvendit komunal njëri nga anëtarët nga PDK ka thënë ndër rreshta disa fjalë që nënkuptojnë se Adem Mikullovci nuk është njeriu meritor me të cilin duhet emëruar Teatri.

Sipas Mulit, propozimi i tyre nuk është aspak politik, sepse Mikullovci vonë është anëtarësuar në Vetëvendosje, ka 50 vite karrierë dhe vjen nga Vushtrrisë.

Shefit i grupit të asamblistëve të PDK-së, Ilmi Azemi kishte thënë  se në parim nuk e përkrahin ndryshimin e emrit të Teatrit, sepse sipas tij  Vetëvendosje po e shfrytëzon emrin e aktorit për qëllime politike.

Ai tha se Teatri duhet të mbes me emrin “Teatri i Qytetit’  dhe të mbes i qytetarëve pa ngjyrime politike, klanore e as tjera ngjyrime, e as kalkulime e përfitime partiake.

Adem Mikullovci ka vdekur  me 15 shtator të këtij viti.Ai ka qenë aktor në Teatrin Kombëtar (ish-Teatri Popullor) dhe ka luajtur në shumë projekte teatrore, komedi e projekte filmike.  Mikullovci ishte deputet i Kuvendit të Kosovës në 1990 kur edhe u shpall Deklarata Kushtetues për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe ishte deputet i VV-së në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Kosovës.