Foto-ilustrim

6 të Lënduar në Aksidentin mes Tri Veturave

Në një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri vetura, lëndime kanë pësuar gjashtë persona.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Podujevës dje rreth orës 10:25.

Rasti, i cili po trajtohet si aksident me të lënduar, vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.