52 organizata dalin kundër rrënimit të shkollës për të verbër në Pejë

Një grup prej 52 organizatave kosovare sot ju ka drejtuar me një kërkesë ministrave të tri ministrive kosovare: Mahir Yagcilar në Ministrinë në Administratës publike; Skender Reçica, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale, Abelard Tahiri në Ministrinë e Drejtësisë dhe kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, lidhur me rrënimin e paralajmëruar të objektit të QBMK Xheladin Deda (shkolla e të verbërve) në Pejë.

Kërkesa është nisur nga Syri i Vizionit, Shoqata e të verbërve të Kosovës dhe QBMK “Xheladin Deda”, kurse është mbështetur nga shumë organizata të tjera.

Ata kërkojnë që të gjendet një lokacion tjetër për ndërtimin e Gjykatës Themelore në Pejë, dhe të mos rrënohet shkolla e të verbërve për këtë.

Në kërkesë thuhet: Ne si organizata të shoqërisë civile në Kosovë, me shqetësim e kemi marrë lajmin se objekti i QBMK “Xheladin Deda” në Pejë mund të rrënohet. Në ditët e kaluar ne kemi marrë shqetësime dhe kërkesa të pafund nga qytetarët nga gjithë Kosova, nga komuniteti i të verbërve të Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe nga punëtorët profesionalë që punojnë në këtë Qendër Burimore, që është ndër institucionet arsimore me rrjetin më të madh të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Të gjitha këto kërkesa janë të bazuara në paarsyeshmërinë e këtij plani për rrënim, për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo kategori, investimeve, infrastrukturës së përshtatur dhe qasjes së personave të verbër, por edhe për shkak të vlerave arkitektonike dhe të trashëgimisë historike që ka objekti, i cili është pjesë e trashëgimisë nga periudha e Austrohungarisë dhe ka pasur shumë funksione në të kaluarën 100 vjeçare të saj për qytet arët e Pejës.

Bazuar nga sa u tha më sipër, ju drejtohemi ju me kërkesat në vazhdim:

1. Informimin e plotë të publikut, ofrimin e gjithë dokumentacionit lidhur me planin e rrënimit të objektit, në mënyrë që të realizohet transparenca e plotë dhe publiku të jetë i pajisur me informatat e duhura për të krijuar një gjykim të drejtë për gjithë këtë proces.

2. Anulimin e menjëhershëm të memorandumit dhe gjetjen e një lokacioni tjetër për ndërtimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

3. Fillimin e një programi të investimeve në këtë objekt me rëndësi, në mënyrë që të ruhet arkitektura e objektit që ka një vlerë të veçantë për qytetin e Pejës, por edhe të zhvillohen më tej shërbimet profesionale që ofrohen në këtë institucion.

Grupi Iniciues i përberë nga: 1. Syri i Vizionit

  1. Shoqata e të verbërve të Kosovës
  2. QBMK “Xheladin Deda” Me mbështetje nga:
  3. SBASHK
  4. Ec ma ndryshe
  5. Fondacioni Lumbardhi
  6. Rrjeti i Grave të Kosovës
  7. ORCA
  8. Into the Park
  9. Gaia Kosovo
  10. KDI
  11. Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
  12. Shoqata e gazetarëve të Pejës
  13. Anibar
  14. DokuFest
  15. KCSF
  16. QBMK “Nëna Terezë” Mitrovicë
  17. ATRC
  18. Komiteti i grave të verbra të Kosovës
  19. Evolution Dance
  20. Durmish
  21. Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS
  22. OJQ Labyrinth
  23. CDF
  24. QBMK “Përparimi”
  25. Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
  26. Agjensioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Rajonal
  27. Varg e Vi
  28. Shoqata Numizmatike Shqiptare “Demastion”
  29. Trentino con il Kossovo
  30. Lets Do It Peja
  31. QBMK Lef Nosi
  32. Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD
  33. Trashëgimia kulturore pa kufij, CHËB Kosova
  34. The ngo Frabaac
  35. 7Arte
  36. QBMK Nëna Terezë, Prizren
  37. OJQ ZANA
  38. Fondacioni Shtatëmbëdhjetë – 17
  39. Organizata Çohu
  40. Lda Kosovo
  41. Qendra për Politika dhe Avokim- QPA
  42. Youth Initiative for Human Rights – Kosovo
  43. Shoqata “7 Shtatori”
  44. KIPRED
  45. Unioni i Punëtoreve Socialë të Kosovës
  46. Today Toëards Future
  47. Kosovo Architecture Foundation
  48. DoCoMoMo Kosova
  49. OJQ RRITU- Termokiss
  50. QEMD “FINCH”
  51. Shoqata Kosovare e te Shurdhërve.