Biblioteka Kombëtare e Kosovës, "Pjetër Bogdani". Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Biblioteka Kombëtare ndan 30 mijë euro për mbështetje të projekteve të OJQ-ve, publikohet lista preliminare

10 organizata joqeveritare kanë dorëzuar projektet e tyre për të fituar mbështetje financiare në thirrjen e hapur nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK) “Pjetër Bogdani”, muajin që shkoi.

Por vetëm 5 prej tyre janë përzgjedhur për të përfituar mbështetje nga BKK “Pjetër Bogdani”.

Lista preliminare me pesë OJQ-të përfituese tashmë nga kjo thirrje është publikuar në ueb-faqen e kësaj biblioteke. Por, jo edhe shuma financiare e mbështetjet për OJQ-të.

BKK “Pjetër Bogdani” më 7 nëntor 2023, hapi thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet bibliotekare – kulturore për OJQ për vitin 2023. Por, më 22 nëntor  thirrja u deri  datën: 26 nëntor 2023, në ora 16:00.

“OJQ-të në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për promovimin e kulturës, në fushat: Bibliotekari, industri kreative, diversitet kulturor, diplomaci kulturore, aktivitete letrare, arte vizuele”- në thirrjen e BKK-së për mbështetje të projekteve kulturore.

Për këtë thirrje janë ndarë 30 mijë euro, ndërsa shumë maksimale për mbështetje të projekteve të OJQ-ve mund të jetë maksimum deri në 5,500.00 Euro.

BKK-ja, as me ligjin pwr bibliotekat e as me ndonjë akt nën ligjor BKK “Pjetër Bogdani” nuk ka të rregulluar çështjen e subvencionimit të projekteve të palëve të treta. Por, zyrtarë të kësaj biblioteke kanë thënë se BKK-ja ka të drejtë ligjore të shpall thirrje për subvencionim të projekteve kulturore.

Fazli Gajraku drejtor i BKK-së “Pjetër Bogdani”, ka thënë për KALLXO.com se tha për KALLXO.com, se thirrja (konkursi) për mbështetje fianciare të OJQ-ve është bërë duke u bazuar në Rregulloren e MKRS  për suvjencionet të projekteve kulturore.

“Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” për shpalljen e thirrjes për subvencionim të projekteve kulturore bazohet në rregulloren Rregullore (MKRS) – Nr. 09 / 2015 për Subvencionimin në Fushën e Kulturës, Trashëgimisë Kulturore, Rinisë dhe Sportit, në nenin 25, pika 2, Zbatimi i rregullores: Institucionet vartëse të MKRS-së që ndajnë subvencione për palët e treta, në mungesë të rregulloreve vetanake, e zbatojnë këtë rregullore deri në nxjerrjen e rregulloreve të veçanta”- ka thënë Gajraku.

Ai ka thënë se 10 OJQ-të kanë aplikuar në këtë thirrje. “Shuma për këtë thirrje është 30.000.00 euro dhe është ndarë nga Ligji nr. 08/l-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023″- ka thënë ai.

Gajraku ka thënë se një komision prej 5 anëtarëve; një përfaqësues nga njësia përkatëse, një nga OJQ-të, një në cilësinë e njohësit të kulturës, një nga BKK-ja nga Divizioni i Financave i BKK-së. Por, nuk ka treguar emrat e anëtarëve.

BKK-ja edhe vitin e kaluar, sipas Gajraku kishte hapur thirrje për mbështetje të projekteve kulturore.

Në vitin 2022 ishin mbështetur tetë projekte të OJQ-ve nga BKK-ja.