Mbjellja e fidaneve në Qendrën e Studentëve, Foto: Qendra e Studentëve/Facebook

500 Drunjë dhe 200 Trëndafila Mbillen në Qendrën e Studentëve

Qendra e Studentëve ka filluar mbjelljen e drunjëve dekorativë dhe trendafilave në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës e cila festohet këtë muaj.

“Edhe këtë vit QS është duke u përkujdesur për rregullimin dhe gjelbërimin e ambientit të jashtëm në hapësirat e saj”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Studentëve.

QS ka njoftuar se do të mbillen rreth 500 drunjë dekorativë dhe 200 trëndafila.

“Ky investim do ta pasurojë edhe më shumë ambientin në oborrin e Qendrës së Studentëve. Qendra e Studentëve në vazhdimësi është duke punuar në ofrimin e kushteve sa më të mira për studentët banues”, përfundon njoftimi.