Nga një përleshje e mëhershme mes tifozëve | Foto: KALLXO.com

13 të Arrestuar në Ndeshje Futbolli

Janë arrestuar 13 persona në ndeshjen mes “Lirisë” e “Dritës” të zhvilluar në Prizren.

Policia ka njoftuar se personat e arrestuar kanë hedhur gurë në drejtim të referit dhe policisë pas ndërhyrjes së tyre.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, katër policë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor.

“Janë arrestuar trembëdhjetë (13) të dyshuar meshkuj , pasi që të njëjtit gjatë ndeshjes futbollistike kanë hedhur gurë në drejtim të referit anësor e më pastaj pas ndërhyrjes së policisë edhe në drejtim të tyre”, thuhet në raportin policor.

Të arrestuarve sipas policisë  u është caktuar ndalimi policor.

Në shkurt të këtij viti KALLXO.com raportoi edhe për rrahjen mes grupeve të tifozëve “Torcida” e “Plisat” pas ndeshjes së basketbollit Trepça-Prishtina.

http://kallxo.com/perleshje-tifozesh-ne-mitrovice-4-police-te-lenduar/