'Shqiponjat e zeza' me njoftim rreth autobusit që s`e lejuan të shkojë në Prekaz

Grupi i tifozëve “Shqiponjat e zeza” nga Skenderaj, përmes nëj njoftimi në faqen e tyre të Facebook-ut kanë deklaruar se nuk e kanë lejuar një autobus me studentë të huaj që të shkojnë për vizitë në Kompleksin e Jasharajve në Prekaz, pasi sipas tyre disa studetë nuk kanë pranuar që të identifikohen.

Tutje në njoftimine tyre thuhet se: “… qyteti është në monitorim të plotë nga të gjitha anët prej antarëve të Shqiponjave të zeza andaj mos e mundoni vetën sepse ne nuk lodhemi duke iu dëbuar nga vendi ynë. Ndjesë për studentët që më të vërtetë kanë dashur të vizitojnë Prekazin, ne jemi mikëpritës sa herë që ju vini, mirëpo jo për armiqtë!”.

Ky grup-tifozësh bashkë me disa qytetarë sot kanë dalë në rrugë për të ndaluar një grup studentësh qw janw pjesw e ‘Universitetit Veror’ që planifikohej ta vizitojnë Prekazin, me arsyetimin se nw mesin e tyre ka dhe studentw nga Serbia.

Tifozët e FC Drenicës, ‘Shqiponjat e Zeza’, mbrëmë paralajmëruan se nuk do të lejojnë studentët serb ta vizitojnë Prekazin.

“Shqiponjat e zeza të përkrahura nga qytetarët dhe pjesëtarë të organizatës së veteranëve u mblodhën sot për të bllokuar hymjen që çon drejtë Memorialit të Prekazit. Edhe pas informacionit nga Policia e Kosovës (atyre që ishin prezent në turmë) se vizita e studentëve që kishte edhe studentë serb është anuluar për shkak të reagimit tonë publik, Shqiponjat e zeza do të jenë prezent gjatë tërë ditës në vëzhgim të qytetit dhe Prekazit në mënyrë që nëse informacioni nuk është i saktë të pengojnë hyrjen e tyre. Çdo moment e më shumë po na u bashkohen njerëz andaj Faleminderit shumë nga ju!”, është thënë në njoftimin e ‘Shqiponjave të Zeza”.

Sipas tyre, do të ndalohet vizita e studentëve serb në Kompleksin Memorial ku prehen eshtrat e familjarëve dhe të komandantit legjendar Adem Jashari, që ranë heroikisht në përballje me forcat serbe.

Nga anëtaret e grupit të tifozëve thanë së nuk do lejojnë asnjëherë që të bëhen vizita të tilla dhe kanë kërkuar nga qeveria që mos lejojnë të tilla raste pasi në të kundërtën reagimet do të jenë më të fuqishme.

Njoftimi i plotë i ‘Shqiponjave të zeza’

Informim per media dhe qytetarë;

Pas publikimit të djeshëm se Shqiponjat e zeza nuk lejojnë asnjë serb të kaloj në Prekaz, në oren 09:00 të mengjesit ka filluar grumbullimi ynë për t’u nisur drejtë Prekazit.

Në mbështetje na dolën qytetarë e shumë veteranë ku rreth ores 13:00 ka mbërritur autobusi me studentë të Universitetit Veror të Prishtinës, autobuss ky me targa të Shqipërisë.

Me të mbërritur ky autobus kemi hasur në dyshimet e para pasi të gjithë dukeshin si studentë, dhe nga Policia e Skënderajit kemi kërkuar identifikimin e secilit prej tyre, me kusht që me ta të jenë edhe përfaqsues nga antarët tanë.

Gjatë identifikimit të studentëve pamë që kishte nga vendet e ndryshme që kishin ardhur dhe nuk hezitonin të tregonin letërnjoftimat e tyre, por gjatë kontrollit hasëm në student që refuzuan ta bënin këtë gjë duke u arsyetuar se nuk kanë mjete identifikimi.

Nga Shqiponjat e zeza dhe policia iu kemi dhënë kohë disa minuta që të tregojnë se nga vijnë mirëpo nuk dëshiruan ta bëjnë këtë.

Së pari  me Policin menduam që ata që nuk tregojnë leternjoftimat të ndalohen kurse pjesa tjetër të kalojnë mirëpo duke parë student nga shtetet mike serbe e shtete që nuk njohin Kosovën si shtet, duke mar parasyshë provokimet që mundë të bëhen, vendosem që autobusi të kthehet nga ka ardhur.

Duke menduar se çdo gjë kaloi, në oren 14:50 i njejti autobuss tenton të hyjë sërish në Prekaz por edhe këtë herë e pamundur pasi që mburoja drejt tij është e pathyeshme  dhe deri sa të identifikohen të gjithë ai autobuss nuk do të kaloi në Prekaz.

E cekim sërish që qyteti është në monitorim të plotë nga të gjitha anët prej antarëve të Shqiponjave të zeza andaj mos e mundoni vetën sepse ne nuk lodhemi duke iu dëbuar nga vendi yn.

Ndjesë për studentët që më të vertetë kan dashur të vizitojnë Prekazin, ne jemi mikëpritës sa herë që ju vini, mirëpo jo për armiqët!