Ilustrim Foto: KALLXO.com

Përleshje fizike në Shtime, arrestohen dy të dyshuar

Polica e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar, pasi të njëjtit ishin përleshur fizikisht me një person duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Si pasojë e përleshjes viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK”- thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë incidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy të dyshuarit të cilët, sipas policisë morën tretman mjekësor.

Policia thotë se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.