Ilustrim

Dyshime për sulm me mjete të forta, policia arreston dy persona në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar pas një përleshje fizike në Prishtinë.

Policia njofton se pas marrjes së një informate për një përleshje fizike, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur viktimën  dhe dy të dyshuarit.

“Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një mjet i fortë”- ka thënë Policia.

Viktima dhe njëri nga të dyshuarit, sipas policisë kanë pranuar tretman mjekësor.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.