Një person i therur nga përplasja në mes tifozëve në ndeshjen Prishtina - Ballkani

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është therur mbrëmë para ndeshjes futbollistike Prishtina – Ballkani, gjatë përplajes së tifozëve të dyja skuadrave.

Sipas Policisë së Kosovës, personi dyshohet se është therrur me mjet të mprehtë nga një person i dyshuar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe rasti është nën hetime.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, në rrugën ‘Enver Zymberi’ në Prishtinë.