Foto-ilustrim

100 Euro Gjobë Ndezësve të Gomave

Me anë të një komunikate kjo ministri shpjegon se gjoba për ndezje gomash është e përcaktuar me nenin 16 të Udhëzimit Administrativ 14/2015 për Gjoba Mandatore.

“Me 100 euro gjobë dënohet personi që djeg goma të automjeteve, ose mbeturina tjera prej gome në hapësirat private, publike, në rrugë, ose natyrë. Djeg mbeturina të ndryshme prej letre në hapësirat publike, në rrugë, ose natyrë,” thuhet në këtë nen.

Ministria shpjegon pse djegia e gomave është e ndaluar.

“Dyoksina dhe oksidet e tjera që lirohen nga djegia e gomave dhe materieve tjera shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmton lëkurën duke shkaktuar edhe shumë probleme të tjera shëndetësore,” thuhet në komunikatë.

Ministria bën me dije se përveç të dëmshme për shëndetin, zjarret e tilla dëmtojnë edhe ambientin.

“Ndezja e zjarreve të tilla bart me vete pasoja të mëdha për mjedisin. Vazhdimi i një praktike të tillë, është e pakuptimtë dhe e dëmshme për Republikën e Kosovës dhe imazhin e saj,” thuhet në komunikatë.