10 Ditë Filma Kosovarë për 10-Vjetorin e Pavarësisë

Për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë, 14 filma kosovarë të mbështetur nga QKK do të fillojnë të shfaqen në Kino ABC që nga nesër, 8 shkurt deri më 17 shkurt 2018.

Kjo iniciativë erdhi pas nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Për 10 ditë do të shfaqen filmat kosovarë të cilët kanë pasur suksese ndërkombëtare, si prej nominimit në Oscar, pastaj në festivalet e mëdha si ai i Karlovy Vary-it, Venedikut, Sarajevës, Varshavës, Tallinnit, Kajros, Montrealit etj.

Hapja do të bëhet me 8 shkurt, kur do të shfaqen filmat ‘Shok’ nga Jamie Donoughue, ‘Home’ nga More Raça, ‘Ballkoni’ nga Lendita Zeqiraj, ‘Si qeni n’rrush’ nga Driton Hajredini dhe Yll Çitaku, duke vazhduar në ditë në vijim me filmat: ‘Kolona’ nga Ujkan Hysaj, ‘Daullet e Rezistencës’ nga Mathieu Jouffre, ‘Me dasht’, me dasht’, me dasht’,’ nga Ilir Hasanaj, ‘Trapped by Law’ nga Sami Mustafa, ‘Home Sweet Home’ nga Faton Bajraktari, ‘Tri Dritare dhe një Varje’ nga Isa Qosja, ‘Martesa’ nga Blerta Zeqiri, ‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli, ‘Eho’ nga Dren Zherka dhe mbyllet me 17 shkurt me filmin ‘Babai’ nga Visar Morina.