CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Raste e reja me COVID-19 në Kosovë

Brenda 24 orëve në Kosovë 178 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nga 2,040 mostrat e marrura në terren nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve në terren.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 57 raste, Mitrovicë 15 raste, Pejë 15 raste, Gjakovë 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Gjilan 5 raste, Lipjan 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Malishevë 3 raste, Drenas 2 raste, Suharekë 2 raste dhe mga një rast komunat Dragash, Istog, Junik, Kaçanik, Klinë, Shtërpcë dhe Viti”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Gjithashtu është bërë e ditur se një person ka vdekur si pasojë e infeksionit.

Në Kosovë aktualisht janë mbi 6 mijë raste aktive me coronavirus.

Njoftimi i plotë:

267 TË SHËRUAR DHE 178 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2,040 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna Prishtinë (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 64,519 raste nga 268,625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,545 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 267 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56,028 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,946.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 57 raste, Mitrovicë 15 raste, Pejë 15 raste, Gjakovë 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Gjilan 5 raste, Lipjan 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Malishevë 3 raste, Drenas 2 raste, Suharekë 2 raste dhe mga një rast komunat Dragash, Istog, Junik, Kaçanik, Klinë, Shtërpcë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!

Respektoni distancën!