Pesë të vdekur brenda 24 orëve nga COVID-19

Pesë persona kanë vdekur brenda 24 orëve në nivel vendi.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (71 vjeç), Prishtinë 1 rast (87 vjeç), Prizren 1 rast (84 vjeç) dhe Shtime 1 rast (76 vjeç)”, thuhet në njoftim e Institutit Kombëtar të Shendetit Publik të Kosovës.

Gjithashtu bëhet e ditur se 282 raste të reja pozitive janë shënuar në nivel vendi, përderisa 184 janë shpallur të shëruar.

Kujtojmë se nga 30 mostrat e dërguara në Gjermani të cilat dyshohej se janë të infektuar me variantin e ri të coronavirusit tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Nga shfaqja e rastit të rasit të parë me këtë infeksion në Kosovë, janë rreth 60 mijë persona të infektuar, ndërsa mbi 1 mijë kanë vdekur.

Rasti i parë i infektimit në vend është shënuar më 13 mars 2020.