Komunave do t'iu shpërndahen 22 makina për vizita mjekësore në shtëpi për nëna e fëmijë deri 3 vjeç

Ministria e Shëndetësisë do të shpërndajë 22 makina për vizita mjekësore në shtëpi për nëna dhe fëmijë.

Ministri Arben Vitia ka bërë të ditur se këto vizita mjekësore në shtëpi janë edhe për nëna dhe fëmijë në zona të thella rurale.

“Vizita mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3-vjeçare. 22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi. Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar shpërndarjen e veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale”- ka bërë të ditur Vitia.

Nga viti 2023, Komuna e Prishtinës ka nisur programin për vizitat në shtëpi për shëndetin e nënës dhe fëmijës.