Rikthehet Flamuri Kombëtar te Rrethi në Prishtinë

Komuna e Prishtinës e ka rivendosur flamurin kombëtar te rrethrrotullimi kryesor në kryeqytet.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i komunës , Adonis Tahiri,

Sot në mëngjes flamuri kombëtar ishte hequr nga shtiza duke u zëvendësuar me një flamur që simbolizon ‘offside’, në futboll.

Këtë e kishte bërë artisti, Driton Selmani pa lejen e komunës duke e konsideruar protestë artistike.

KALLXO.com ka raportuar në mëngjes për heqjen e flamurit.

http://kallxo.com/hiqet-flamuri-kuqezi-te-rrethi-zevendesohet-nje-tjeter/