Foto: Kallxo.com

Ramiz Kelmendi në Sallë për Votimin e Demarkacionit

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka ardhur në sallën e Kuvendit për të marrë pjesë në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme.

Gjatë ditës së djeshme dhe orëve të para të ditës së sotme, seanca qe ndërprerë për shkak të mospranisë së numrit të mjaftueshëm të deputetëve për të votuar.

Ndërsa Ramiz Kelmendi kishte munguar duke u arsyetuar në probleme shëndetësore.

Sot ai është ulur në karrigen e tij në grupin parlamentar të LDK-së.

Ai mbrëmë i qe nënshtruar një trajtimi të dializës ndërsa ka kishte folur edhe për kërcënime që tha të ketë marrë ai dhe familja e tij në rast se e mbështet marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Për ta ratifikuar marrëveshjen e nënshkruar në gusht të vitit 2015, Kuvendit i duhen 80 vota ‘për’.