Rikthimi në PDK nuk e bëri Ramiz Kelmendin deputet

Ish deputeti dhe biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi nuk ka arritur të bëhet deputet nga zgjedhjet e datës 14 shkurt.

Listat e Komisionin Qendror të Zgjedhjve bëjnë të ditur se Ramiz Kelemndi ka marrë 4,607 vota.

Në këto zgjedhje, në mesin e 110 deputetëve, Kelmendi e kishte numërin 16.

Kelmendi me 12 janar aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ramiz Kelmendi fillimisht kishte qenë deputet nga radhët e AAK-së, ndërsa më pas në maj të vitit 2014 kishte aderuar në PDK. Nga PDK-ja ishte larguar  në prill të vitit 2016, e më pas kishte aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në tetor të po atij viti, ndërsa në Qeverinë e Isa Mustafës ishte emëruar zëvendëskryeministër.

Subjekti politik, PDK është renditur e dyta me 16.90 për qind të votave apo 148,296, duke siguruar  kështu 19 deputet pasuar nga LDK me 12.64 për qind apo 110,978 vota duke siguruar 15 ulëse në Kuvend.

Fituese e këtyre zgjedhjeve në Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 438,334 vota të fituara apo 49.95 për qind, duke zënë 58 ulëse në Kuvendin e Republikës.