Rahoveci (ilustrim)

Rahovec, hajnat vjedhin franga zvicerane

Policia e Kosovës ka pranuar një raportim për një vjedhje të rëndë në Rahovec.

Në fshatin Ratkoc të komunës së Rahovecit një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij.

Sipas tij, personat e dyshuar kanë vjedhur para të gatshme në vlerë të konsiderueshme në franga zvicerane.

Sipas Policisë së Kosovës rasti është duke u hetuar.

Vjedhja ka ndodhur dje rreth orës 22:30.