Qeveria i shton edhe dy propozime për Bordin e ZRrE-së

Qeveria ka plotësuar dhe ndryshuar vendimin e 24 korrikut për t`i propozuar Kuvendit dy emra për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ata janë thirrur në rregulloren e Qeverisë ku duhet t`i propozojnë së paku 2 emra. Mirëpo sipas Llukës pas insistimit të Kuvendit, ata propozojnë që këtij vendimi t`i shtohen edhe 2 emra tjerë.

Fadil Ismajli dhe Përparim Kabashi do t`i bashkohen dy emrave tjerë, Petrit Pepaj e Bekim Jakupi, për t`u votuar në Kuvend për kryesues të Bordit të ZRrE-së.

Qeveria i largon në mënyrë të dyshimtë, Përparim Kabashin e Fadil Ismajlin nga gara për ZRrE