Foto: Ilustrim

Prishtinë, mërgimtari qëllohet me armë zjarri

Një shtetas i Holandës është plagosur me armë zjarri në Prishtinë.

Siç njofton Policia, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 2:15 në rr. “Gazmend Zajmi”, në kryeqytet.

Sipas Policisë, është raportuar se viktima, shqiptar, shtetas i Holandës, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje është qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.