Foto: Ilustrim

Prishtinë, arrestohet i dyshuari për rrahje të bashkëshortes

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e vet.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës sipas të cilëve i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari  pasi që i njëjti ka rrahur bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.