PriFest hap aplikimin për Prishtina Kino Kabaret

Me monton “Sfido veten për një javë, realizo një film TANI!”, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë,  PriFest, fton filmbërësit, aktorët, regjisorët, producentët si dhe entuziastët e fushës së filmit të jenë pjesë e programit Prishtina Kino Kabaret.

Përmes një njoftimi, PriFest njofton se aplikimi për Prishtina Kino Kabaret do të jetë i hapur deri më 10 qershor, ndërsa Prishtina Kino Kabaret, do të ketë një dinamikë të veçantë, ku nëpërmes shoqërimit, diskutimeve dhe realizimit në terren, për një javë të plotë, gjatë festivalit PriFest do të mund të prodhohen filma të metrazhit të shkurtër me ekipe të krijuara spontanisht dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.

Sipas PriFestit, Kino Kabaret është një mënyrë e re dhe inovative e filmbërjes, ku artistëve, regjisorëve, producentëve dhe filmbërësve, nga gjithë bota, profesionist apo amator, u jep mundësi për prodhim të filmit në një mënyrë më të veçantë.

Programi Prishtina Kino Kabaret sipas njoftimit nuk ka karakter garues, ku rrjedhimisht nuk do të shpallet ndonjë fitues, por filmat, të cilët do të realizohen gjatë ditëve të festivalit 16-21 korrik, do të shfaqen në mbrëmjen e datës 20 korrik për mysafirët e shumtë të festivalit dhe audiencën e PriFest.

Edicioni i sivjetmë, i 11-ti me radhë, i PriFestit do të mbahet në mes të datave 16 e 22 korrik 2019.

16 Maj 2019 - 19:11

Isa Vatovci 16/05/2019 - 19:11
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend