Ceremonia e varrimit të Adem Demaçit .

Presidenti: Po ndahemi me njeriun më emblematik që nga koha e Skenderbeut

Në mbledhjen komemorative për jetën dhe veprën e Adem Demaçit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se kombi sot po ndahet fizikisht nga një kolos e bota nga Mendela i Evropës.

“Sot më 28 korrik populli shqiptar po ndahet fizikisht nga një kolos që u vetmohua gjithë jetën për komb. Bota po ndahet nga Mendela i Evropës”, tha Thaçi.

Ai tha se veprimtari Adem Demaçi me tërë qenien e tij jetoj për një qëllim, për clirimin e Kosovës dhe botës shqiptare.

“Ai i flijoi 28 vite në burgjet jugosllave”, tha Presidenti.

“Sot i themi lamtumirë njeriut më emblematik që nga periudha e Skënderbeut”, përfundoi Presidenti.

Pas intonimit të himint të Kosovës dhe himnit të Shqipërisë, u mbajt një minutë heshtje për jetën dhe veprën e Adem Demacit.

Prezent në mbledhjen komemorative janë krerë të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradianaj, Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, Presidenti shqiptar, Ilir Meta dhe Ali Ahmeti nga Maqedonia, si dhe përfaqësues politik nga Lugina e Preshevës.