Ilustrim

Policia gjen rreth 9 mijë gramë marihuanë në pikën kufitare Qafë Prush

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë gjetur 2 thasë të mbushur me substancë narkotike të llojit marihuanë, në pikën kufitare Qafë Prush.

Sipas njoftimit, njëri thes në peshë prej rreth 4 mijë gramë dhe tjetri me peshë rreth 5 mijë gramë.

Substanca në fjalë është konfiskuar, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:30 të mbrëmjes.