Ilustrim

Policia e Shtetit zbulon lokalin që po përdorej për shitje droge e lojëra fati, arrestohet 56 vjeçari

Një 56 vjeçar është arrestuar nga a e njësive policore të Policisë së Korçës gjatë ditës së sotme në një operacion të koduar “Mix”. 

Policia ka njoftuar se i dyshuari R.K., Kishte përshtatur lokalin për përdorim drogash të forta dhe për lojëra fati, dhe në banesë mbante drogë, municion luftarak dhe 160 mijë euro që dyshohet se u përfituan nga krimi. 

Një hetim i Policisë së Shtetit rezultoi me dy persona të arrestuar 56 vjeçarin R.K., dhe një 20 vjeçar M.N.

Fillimisht policia ka njoftuar se në bazë të informacioneve inteligjente kishte kuptuar se 56 vjeçari kishte improvizuar brenda një lokali hapësirë të cilët e përtorte për të shitur lloje të ndryshme të drogave por edhe për lojëra fati. 

Një lokal në fshatin Boboshticë, ishte caku i policisë sot pasi dyshohej se kryheshin disa krime. 

Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga pronari i këtij lokali, shtetasi R. K., 56 vjeç, banues në fshatin Boboshticë.

Nga kontrollet në lokal, u konstatua se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe shitje drogash të forta (heroinë dhe kokainë), në doza. 

Gjithashtu lokali ishte përshtatur për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në ambientet e lokalit u kap duke blerë doza kokaine, shtetasi M. N., 20 vjeç, banues në Korçë, ndaj të cilit filloi procedimi në gjendje të lirë.

Më tej, nga kontrollet në banesën e 56-vjeçarit dhe në atë të prindërve të tij, shërbimet policore gjetën sasi të tjera të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, 2 krehëra armë zjarri dhe 160 mijë euro të dyshuara me burim veprimtaritë kriminale.

Në përfundim të veprimeve procedurale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: sasi lëndësh narkotike heroinë dhe kokainë, një peshore elektronike, municioni luftarak, 1 shkop bejsbolli, shuma e eurove, një laptop, valixhe me çipsa, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.