Foto: Ilustrim

Paraburgim shtetasve të Shqipërisë që u rrahën në pikën kufitare Vërmicë

Dy shtetasve të Shqipërisë iu është caktuar paraburgimi nën dyshimin se kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor dhe për veprën penale të kanosjes.

Të pandehurit me iniciale I.H dhe R.H nga Shqipëria, po dyshohen se me datën 15 qershor rreth orës 17:00,  në pikën kufitare në Vërmicë në bashkëveprim i shkaktoj lëndim të lehtë trupor të dëmtuarit me iniciale A. J.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se të pandehurit pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me linjën e autobusëve për shkak se të pandehurit dhe i dëmtuari kanë kompani të transportit rrugor dhe me që të pandehurve nga ana e pikës kufitare në Vërmicë, nga ana e zyrtarëve të doganës i ishte bërë e pamundur hyrja në territorin e Republikës së Kosovës për shkak të mos pajisjes me leje përkatëse.

Ndërsa kur i dëmtuari A. J. ishte duke kryer kontrollimet nga ana e Zyrtarëve të Doganës, të pandehurit e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me grusht në pjesë të ndryshme të trupit.

Dy të pandehurit e kanë kanosur të dëmtuarin edhe me fjalë se do shkaktojnë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit me fjalë “ti nuk ke shans me hy në Kosovë me punua, se ne të vrasim”, me të cilat veprime tek i dëmtuari kanë shkaktuar frikësim dhe shqetësim të madh.