Avdirrahim Gashi, mbikëqyrës në gjykatën e Lipjanit. Foto: Kallxo.com

Pakujdesia e referentit i kushton mërgimtarit me arrestim

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte transmetoi hulumtimin për rastin e Pajtim Shurdhanit, mërgimtarit nga Amerika i cili u arrestua në pikën kufitare në Han të Elezit nga Policia e Kosovës për një dënim të cilin Shurdhani e kishte paguar para 2 viteve.

Ai kishte hyrë në Kosovë mirëpo ishte arrestuar vetëm gjatë daljes në kufi.

Fletarrestin ndaj mërgimtarit Shurdhani e kishte lëshuar gjykata e Lipjanit.

Mbikëqyrësi i kësaj gjykate, Avdirrahim Gashi, thotë së fletarresti ndaj mërgimtarit u lëshua për një gabim teknik, sepse zyrtari i gjykatës nuk e ka parë fletëpagesën e dënimit.

“I njëjti është dënuar më datën 15.01.2016 dhe po ne këtë datë i njëjti e ka paguar dënimin me gjobë mirëpo është bërë një gabim teknik nga ana e referentit të lëndëve penale i cili nuk i ka parë fletë pagesat e bëra nga i dënuari dhe i ka dërguar prapë në ekzekutim” , tha Gashi.

Emisionin e plotë ‘Drejtësia në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.