Nxënësit dhe Artistët e Gjilanit Kundër Radikalizmit të Dhunshëm

Pjesë e iniciativës ishte edhe drejtori i SPRC-se, Burim Ramadani i cili tha se mesazhi i përcjellë nga të rinjtë është shumë i rëndësishëm.

“Mesazhi që del nga ju të rinjtë, nxënës e artistë të Gjilanit, është mesazh i vullnetit të palëkundur për të parandaluar dukuritë negative. Radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm marrin përgjigje të saktë përmes aktivitetit tuaj. Ju shprehni pasionin tuaj kulturor, duke vënë në sipërfaqe mesazhin që të rinjtë duhet të zhvillojnë aftësitë e veta, jo të viktimizohen nga ideologji të ndryshme”, tha Ramadani.

Në këtë aktivitet u tha se të gjithë mund të kontribuojmë në parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm ndërsa qasja e butë, mesazhet pozitive e promovuese, aktivitetet kulturore e rinore paraqesin një prej shtyllave bazë në këtë synim të përbashkët.

Drejtoresha e Qendrës APONIA, Vjollca Zymberi, tha se aktivitetet e këtilla janë mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e çfarëdo ideologjie ekstremiste.

Ndërsa, Koordinatori i Mekanizmit Referues, Fadil Kajtazi, theksoi angazhimin e këtij Mekanizmi dhe të institucioneve lokale në Komunën e Gjilanit në ngritjen e bashkëpunimit midis të rinjve, nxënësve, familjeve dhe komunitetit për të arritur qëllimet e përbashkëta të tolerancës dhe jetës më të mirë.

Aktivitetet e këtilla zbatohen nga SPRC dhe RRJETI i Organizatave Partnere, në kuadër të projektit “Promovimi i Angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”, që mbështetet nga USAID/ATRC.