Në Shqipëri i akuzuari arratiset nga Gjykata para Policisë

Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook ku shihet një person që arratiset nga gjykatorja.

Një person që ishte brenda Gjykatës, për një moment kalon një tavolinë pune që e kishte përpara dhe largohet me vrap nga aty.

Zyrtarët policor vrapojnë pas tij, mirëpo në xhirimet e nxjerra nuk kuptohet nëse i njëjti është arrestuar.

Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkruar në Facebook se kjo ka ndodhur në qytetin e Vlorës.

“Një fitore spektakolare e ‘forcës së krimit’ në Vlorë! Ja se si arratiset nga Gjykata pengmarrësi”, ka shkruar Berisha në Facebook.