Suspendohet një polic në lidhje me rastin e arratisjes së të dyshuarit në Suharekë

Një zyrtar policor është suspenduar në lidhje me rastin e arratisjes së të dyshuarit nga stacioni policor në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, IPK.

Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se lidhur me rastin është suspenduar një zyrtar policor nga Policia e Kosovës. IPK pritet të pranojë dosjen e kompletuar lidhur me këtë rast përderisa veprimet tjera do të ndërmerren konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor”-thuhet në përgjigjen e IPK.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së sotme se një person dy ditë më parë ishte ndaluar pasi ndaj tij kishte një urdhër nga gjykata.

NË kohën kur të njëjtit I ishte dhënë vendimi për tu dërguar në paraburgim prej 30 ditësh ai kishte kërkuar nga zyrtarët policor që të shkonte në tualet.

Nga tualeti ai kishte shfrytëzuar dritaren dhe ishte arratisur nga stacioni policor.

Për këtë rast, Zëdhënësi i Policisë në Prizren Shaqir Bytyqi i ka thënë KALLXO.com se është duke u zhvilluar edhe një hetim i brendshëm.

Arratisja nga stacioni policor, i dyshuari shfrytëzoi dritaren e tualetit