U dënua me burg, arratiset i dyshuari nga stacioni policor

Dy ditë më parë një person të cilit i është shqiptuar masa për vuajtje të dënimit me burg është arratisur.

Ngjarja ka ndodhur në Suharekë dy ditë më parë rreth orës 18.

I dyshuari është arratisur nga stacioni policor në Suharekë.

Rasti sipas policisë është duke u hetuar ndërsa është iniciuar vepër e re penale për të dyshuarin për arratisje.