Komuna e Rahovecit - Foto: KALLXO.com

Në Rahovec fillojnë vizitat sistematike mjekësore të nxënësve

Drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Rahovecit, Samir Mustafa, ka bërë të ditur se kanë filluar vizitat sistematike të nxënësve të shkollave fillore të mesme të ulëta në komunën e Rahovecit.

“Në shkollat e komunës së Rahovecit, kanë nisur vizitat sistematike mjekësore të nxënësve ku së bashku me nënkryetarin Fatmir Iska, vizituam ekipin mjekësor, të mjekëve që realizuan vizitat mjekësore tek nxënësit e SHFMU “Bekim Sylka”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.