Bimë narkotike | Foto: Policia e Kosovës

Në Jabllanicë të Pejës zbulohet parcela e mbjellur me marihuanë

Njësiti patrullues i policisë në Pejë ka gjetur dje disa bimë narkotike të kultivuara në fshatin Jabllanicë të Pejës.

Sipas njoftimit, policia dje rreth orës 09:00, ka hasur në shtatë plantacione në fshatin Jabllanicë, ku dyshohet se janë mbjellë me substancë të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, rreth 700 bimë.

Lidhur me rastin në fjalë janë njoftuar njësiti përkatës policor si dhe prokurori i shtetit për veprime të mëtejme.

Në raportin e policisë nuk raportohet për persona të arrestuar.