Bimë narkotike | Foto: Policia e Kosovës

Vushtrri, raporton në polici se në arën e tij janë mbjell bimë narkotike

Një burrë nga fshati Karaqë i Vushtrrisë ka raportuar në polici se në arën e tij janë të mbjellura bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit, 82 bimët do largohen dhe do shkatërrohen në vendin e ngjarjes.

Rasti sipas Policisë, është duke u hetuar.