Foto: CNN

Konfiskohen 33 fara kanabisi në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një shtëpizë druri në fshatin Shupkovc të Mitrovicës ka konfiskuar 0.5 gramë substancë të llojit marihuanë, 33 fara të dyshuara të bimës kanabis dhe dy mullinj, që shërbejnë për grirje e substancave narkotike.

Ndërsa me urdhër të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.