Foto-ilustrim

Asgjësohen 42 bimë narkotike të mbjella në një fushë në Koshare

42 bimë narkotike të mbjella të llojit Marihuanë janë gjetur gjatë ditës së djeshme në fshatin Koshare, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

Sipas njoftimit, njësitet e policisë kufitare dje rreth orës 14:00 kanë gjetur bimët narkotike në një fushë në të cilën ndodheshin 42 bimë të madhësisë së ndryshme.

Me vendim të prokurorit, bimët janë shkulur dhe janë asgjësuar, ndërsa nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.