Policia gjen 148 bimë të llojit Kanabis Sativa në një shtëpi në Gjakovë

Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një shtëpi në qytetin e Gjakovës ka gjetur 148 bimë të llojit Kanabis Sativa.

Sipas një komunikate për media të Policisë së Kosovës, aksioni i bastisjes kishte nisur pas marrjes së informatave paraprake se në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit me inicialet A.D., gjenden disa bimë të llojit Kanabis Sativa

Gjatës bastisjes, janë gjetur dhe konfiskuar 148 bimë të llojit Kanabis Sativa, me gjatësi 30cm deri në 1 metër si dhe një revole me gaz.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”, të merren disa mostra nga bimët dhe ato të shkatërrohen. Bimët e dyshuara pas marrjes se disa mostrave nga ana e njësisë së krim teknikës janë shkatërruar me anë të djegies”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, përderisa rasti mbetet nën hetime nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, Njësia Rajonale në Gjakovë.