Zeman: Schick nuk vlen 40 milionë euro

Ish – trajneri  i Romës Zdenek Zeman, ka folur për sulmuesin e Romës, Patrik Schick, duke thënë se ai nuk vlen 40 milionë euro.

Patrik Schick është transferuar nga Sampdoria në Romë, në verën e vitit 2017-të për 42 milionë euro, e që nga atëherë ka shënuar vetëm katër gola.

E Zeman ka thënë për mediat italiane se Patrik Schick është lojtar me të ardhme të mirë, por nuk është lojtar që vlen 40 milionë euro.

“E pash atë duke luajtur në Pragë me kombëtaren e Çekisë, dy herë dhe luajti shumë mirë. Ai ka shumë cilësi, por nuk ka cilësitë e një lojtari që vlen 40 milionë euro.

Ai gjithashtu tha se fansat e Romës, presin më shumë nga ai, pasi është transferimi më i shtrenjtë i romakëve në  historinë e tyre.

“Fansat gjithmonë presin shumë nga ai, sepse ai është transferimi më i shtrenjtë në histori të Romës. Ai ka luajtur si qendër-sulmues te kombëtarja e tij”, ka thënë Zeman.